A repost of Edi Rama's reel of a violent night protest with fires and smoke, captioned wi…

Ky reel i ripostuar nga Edi Rama tregon pamje nga një protestë e dhunshme natën: zjarre dhe flakë që digjen në një shesh të lagur, tym mes pemëve dhe kalimtarë që filmojnë. Në mesazhin e tij Rama dënon dhunën dhe nxitësit e saj, dhe thotë se është marrë personalisht me kurimin në Itali të të riut nga Elbasani që u plagos në sy.
Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje👺 Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?! Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur🤡 Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit👿 Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend e ky popull sheh dritë! Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni. Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni🇦🇱🦅👊
A repost of Edi Rama's reel showing footage of a violent protest at night: fires and fireworks or flares burning on a wet square, smoke drifting through trees, debris on the ground and bystanders filming. In the caption he condemns the violence and its instigators, and says he arranged hospital treatment in Italy and a medical charter flight for an injured young man from Elbasan.
Original by @ediramaal